Ad imageAd image

Peka: Ramës iu kërkua të ‘azilohet’ në Presidencë dhe të zëvendësohet nga Veliaj

1 min lexim

 

Gazetari Çim Peka deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se kryeministrit Rama i është kërkuar të shkojë në Presidencë dhe të azilohet përfundimisht, dhe vëndin e tij ta zërë Erion Veliaj.

Peka deklaroi se Rama po bën akuza dhe sulme vetëm për të zgjatur kohën e tij në postin e kryeministrit, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është i papërballueshëm për ndërkombëtarët.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ramës i është kërkuar të shkojë në Presidencë, të azilohet përfundimisht. Informacion. Vendin e tij ta zërë në këtë moment Erion Veliaj, edhe kryetar partie edhe kryeministër.

Të njëjtat interesa që mbron Rama, i mbron dhe Veliaj. Rama në kosto për ndërkombëtarët për ata që e mbajnë, është bërë i pambajtshëm, se u bënë shumë vite, shumë i akuzuar.

 

Në këtë aspekt justifikojnë pastrimin e politikës, ja ikën dhe Rama në azil. Rama duke sulmuar po faktorizon Sali Berishën.

I thotë i vdekur, ktej thotë të hetohet. Duke sulmuar Berishën po e faktorizon dhe po ju thotë ndërkombëtarëve që këta kam përballë. Po e bën për të zgjatur kohën e vet si kryeministër.”-tha Peka.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull