Ad imageAd image

Përfundon takimi i dytë në Presidencë, PR propozon 18 prillin e 2021-shit si datë për zgjedhjet

1 min lexim

 

Nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, ka përfunduar takimin me Presidentin Ilir Meta, ku është diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Në fund të takimit, Madhi tha se PR ka propozuar 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

 

“Kërkova që të diskutohet 18 prilli si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë me këmbëngulje ndryshim. Partia jonë do të jetë pjesë e çdo tryeze politike”, tha mes të tjerash Madhi.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull