Ad imageAd image

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit…”, zotohet Basha: Bashkë ne do ta bëjmë realitet!

1 min lexim

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në parlament.

Basha i cyt qytetarët të përfytyrojnë një qeveri që punon për njerëzit dhe jep ndihmë financiare për çdo familje. Kreu i PD premton se bashkë me shqiptarët do të bëhet realitet.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha.

Ndani këtë artikull