Ad imageAd image

Përgjimet që rrënojnë Ramën, nis grumbullimi i njerëzve në selinë e PD-së

1 min lexim

Pas publikimit të 16 përgjimeve të reja nga gazetari gjermane ‘Bild’, që dëshmojnë skemën e blerjes së votave në Dibër, në selinë e PD-së kanë nisur të mblidhen njerëz.

Mësohet se po zhvillohet një mbledhje nga Kryesia e FRPD-së, për të diskutuar mbi protestën e madhe të datës 21 qershor.

Përgjimet e sotme e kanë rënduar së tepërmi pozitën e Ramës, i cili është kapur vetë në përgjime me një prej personazheve që blinte vota për llogari të PS-së.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër opozita ka tashmë një kartë më të fortë morale në duart e saj për të vijuar rezistencën deri në rrëzimin e Ramës.

Ndani këtë artikull