Ad imageAd image

Po survejohet nga policia, Basha takim urgjent me drejtuesit e PD

1 min lexim

Pas lajmit se Lulzim Basha dhe familja e tij janë duke u mbajtur nën survejim nga policia, me urdhër të Fatmir Xhafajt, ka ardhur edhe reagimi i parë i kreut të opozitës.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD-së dhe të grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia të kreut të opozitës dhe familjes së tij.

Në takimin urgjent janë të pranishëm nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe deputetet Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.

- reklamë -
Ad imageAd image

Fatmir Xhafaj ka urdhëruar struktura të caktuara të policisë që të mbajnë në vëzhgim  Bashën dhe familjen e tij, që prej plasjes së skandalit të trafikut të drogës nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

 

Ndani këtë artikull