Ad imageAd image

Policia bllokon avokatin e Klevis Balliut

1 min lexim

Në drejtorinë e Policisë së Tiranës po shkelen të drejtat themelore të njeriut, pasi avokati i ish-deputetit Klevis Balliu, Genc Gjokutaj nuk po lejohet që të kontaktojë me klientin e tij.

Një akt i përsëritur nga polcia e shtetit që prej drejtimit të Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme Sandër Lleshaj.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e policisë në mënyrë të paqartë ligjore, pasi arrestimi është proces që kryhet nga policia pasi jepet një vendim gjykate. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Por ndërkohë që nuk jepen shpjegime të tjera, në drejtorinë e policisë paniku ka zënë edhe drejtuesit të cilët janë urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj për të mbajtur në burg ish-deputetin që me banorët e Unazës prej muajsh jo vetëm i ka zbuluar vjedhjet miliona euro, por po shihen si prishës të imazhit të qeverisë.

Ndani këtë artikull