Ad imageAd image

“Populli e rrëzon Ramën për 7 ditë”

1 min lexim

“Largimi i Ramës i takon popullit, dhe në këtë përpjekje do të kenë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike”. Ka qenw kjo deklarata e Liderit tw opozitws Basha.

Ai theksoi se përdorimi i mënyrave demokratike është rruga e vetme për rrëzimin e qeverisë.

Duke kujtuar rastin e Che Guevaras, kreu i PD tha se roli i tij është politik, dhe nuk mund të bëjë “thirrje për rrëzimin e qeverisë”, pasi kjo do të cilësohej jodemokratike.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Po të dal unë kundër qeverisë, quhet grusht shteti, ndërsa po doli populli, atëherë të rrëzon sovrani. Dhe ndërkombëtarët nuk më drejtohen mua se “ndjek” rrugë antidemokratike, por i thonë Ramës, tërhiqu, sepse e kërkon sovrani”, tha Basha ndërkohë që u ka bërë thirrje që t’i bashkohen kauzës së opozitës për largimin e të keqes nga vendi.

Ndani këtë artikull