Ad imageAd image

Presidenca e Kosovës: Serbia po e kërcënon hapur vendin tonë me agresion

1 min lexim

“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë, në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore dhe ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Vela që është shef i stafit në Presidencë, njofton RTK.

Ky reagim pason atë të drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se Serbia do të shqyrtojë dërgimin e 1 mijë forcave të saj të sigurisë në Kosovë. E ky veprim, sipas tij, do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Ndani këtë artikull