Ad imageAd image

Presidenti Meta: “Kcimet e Tropojës” të pranohen si trashëgime në UNESCO

1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë në zonën e Tropojës. Në një status në Facebook Meta apelon që të investohet që “Kcimet e Tropojës” të bëhen pjesë e trashëgimeve së UNESCO-s.

“Ardhja në Tropojë është përherë një kënaqësi dhe emocion i veçantë. Sidomos kur marr pjesë në një aktivitet të spikatur kulturor kushtuar “Kcimeve të Tropojës në UNESCO”. Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos “Kcimet e Tropojës” nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Arritjen që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO ta pasojmë edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës”, ka shkruar Ilir Meta në Facebook.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull