Ad imageAd image

Presidenti Meta poston videon: Një natë magjike me ‘Paganin’ shqiptar

1 min lexim

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur vlerësimin më të lartë për violinistin shqiptar me famë botërore, Olen Cesari, koncertin e të cilit e ka ndjekur mbrëmjen e së martës.

“Me shumë emocion ndoqa mbrëmë koncertin e violinistit të madh shqiptar, Olen Cesari, – shkroi Meta në Fb, – që i shoqëruar nga grupi i tij “International Clandestine Orchestra” dhe artistë me famë botërore, i dhuroi Tiranës një natë magjike dhe një festë të jashtëzakonshme.

Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë. “Paganini shqiptar”, me madhështinë e talentit të tij, na bën të ndihemi të gjithë krenarë. Lajm i mirë për të gjithë ju që e humbët dje koncertin është se ai rikthehet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve.”

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull