Ad imageAd image

Presidenti Meta, takim me shoqatat shqiptare në SHBA

1 min lexim

Në kuadër të vizitës në SHBA, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim më përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre  në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA.

“Bashkëbisedim i përzemërt me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në SHBA. Falënderim e mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA”, shkruan Meta.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull