Ad imageAd image

Presidenti Meta takohet me kryebashkiakun e Prishtinës: Këtë qytet e kam konsideruar gjithmonë shtëpinë time të dytë

1 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta ka takuar kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Ramën gjatë vizitës zyrtare në Kosovë.

Kreu i shtetit ka publikuar disa foto nga takimi ku shkruan se Prishtinën e ka konsideruar gjithmonë si shtëpinë e tij të dytë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Meta ka marrë nga Përparim Rama çelësin e qytetit të Prishtinës.

 

Postimi i Ilir Metës:

Prishtinën e kam konsideruar gjithmonë shtëpinë time të dytë. Ndaj nuk mund ta fsheh emocionin teksa pranoj me përulje “Çelësin e Prishtinës”, që më nderon thellësisht dhe që do ta ruaj me shumë krenari.

 

Mirënjohës Kryebashkiakut Përparim Rama!

I impresionuar nga vizioni i tij largpamës për transformimin modern të kryeqytetit të Kosovës dhe mezi pres realizimin me sukses të projekteve të tij ambicioze

Ndani këtë artikull