Ad imageAd image

Presidenti ‘non grata’?/ Meta: ‘Konfliket me SHBA janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit

1 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta është pyetur sonte në Opinion’ nëse i druhet shpalljes non grata nga SHBA pas mbarimit të mandatit si kryetar shtet.

Meta ironizoi duke shtuar se një gjë e tillë e bën për të qeshur. Ai tha se nuk ka asnjë konflikt me SHBA, dhe se ato janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit, ose Rama, duke iu kthyer cështjes së shumpërfolur së vitit 2012.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit.

Ata duan të bëjën lojën e gruas së Bilalit ta bëjnë.

 

Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë.

Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë”, tha Presidenti.

Ndani këtë artikull