Ad imageAd image

Presidenti serb Vuçiç uron Begajn, i kujton se duhet zbatuar ‘Ballkani i Hapur’

1 min lexim

 

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, njofton sot gazeta serbe “Danas”.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme”, ka shkruar Vuçiç.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai shton se është i bindur se Begaj dhe ai do të kenë sukses në zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe miqësore dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik në shumë fusha, siç thotë ai, për të mirën e qytetarëve të vendeve të tyre.

“Besoj gjithashtu se së bashku do të kemi sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Open Balkans”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, thekson presidenti serb, duke shprehur dëshirën për suksesin e presidentit të sapozgjedhur, siç citon “Danas

Ndani këtë artikull