Ad imageAd image

Problemet e PD-së: Gabim fatal dorëheqja e Berishës (Video)

1 min lexim

Dorëheqja e Sali Berishës nga kreu i Partisë Demokratike ishte një gabim për publicistin e njohur nga Shqipëria, Fahri Balliu.

Ai ka deklaruar se largimi i një figure të tillë lë boshllëk të pazëvendësueshëm.

“Të zëvendësosh Sali Berishën është një sipërmarrje shumë serioze. Ai është një produkt kombëtar historik. Prandaj, për mua ndodhi një gabim fatal i dorëheqjes së Sali Berishës”, ka thënë Balliu, i cili është mbështetës i të djathtës në Shqipëri.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Një dorëheqje, jo nga nevoja dhe raporti i përgjegjësisë politike, sesa raporti i përgjegjësisë morale dhe të karakterit që ai ka. Ai është simbol i burrit. Për mua bëri një veprim të nxituar me dorëheqje”.

“Por, më pas nuk pati analizë nga ana e Partisë Demokratike për përgjegjësitë konkrete”, tha Balliu.

Ndani këtë artikull