Ad imageAd image

“Protesta e banorëve të Unazës së Re kapërcen kufijtë kombëtarë”

1 min lexim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar dy foto të dy shkrimeve të mediave të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme çështjes së banorëve të Unazës së re në Shqipëri.

“Protesta e banorëve të Unazës së Re kapërcen kufijtë kombëtar

Sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shtëpive dhe pronave të tyre tanimë njihet nga e gjithë bota.

- reklamë -
Ad imageAd image

Është Courrier des Balkans që tashmë i ka kushtuar një shkrim të gjatë sakrificës 9- mujore të këtyre heronjve në Unazën e Re.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë qartë dhe prerë se shqiptarët po vidhen nga qeveria e tyre kriminale. Gishti i medias ndërkombëtare është drejtuar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij si hajdutët e parasë publike nëpërmjet PPP.

Courrier des Balkans është një revistë Franceze e specializuar, e që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar për Europën Juglindore”, shkruan Balliu në Facebook, teksa publikon fotot e mëposhtme.

67907917 2280996712230134 2471858695093354496 n67907917 2280996712230134 2471858695093354496 n

Ndani këtë artikull