Ad imageAd image

Protesta e opozitës/ Akset rrugore që do të bllokohen

1 min lexim

Opozita do të nisë sot protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile të shoqëruar me bllokimin e katër akseve kryesore rrugore. Deputetët e opozitës dhe qytetarët protestojnë kundër rritjes së vazhdueshme të taksave. 

Protesta e sotme nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00, ndërsa akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë: rrethrrotullimi Milot për Veriun, rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, rrethrrotullimi në Çerme për Jugun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

Në lidhje me protestat që priten të zhvillohen ditën e sotme ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila  pohon se nuk ka marrë asnjë njoftim ligjor për tubime dhe përgjegjsit do përballen me ligjin.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cënojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë” – thuhet ndër të tjera.

Ndani këtë artikull