Ad imageAd image

Protesta e PD/ Mesazhet e para, në fokus jo vetëm Xhafaj, por edhe…

1 min lexim

Protesta e së shtunës do të ketë vetëm një qëllim: “Luftë ndaj krimit”.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike po diskuton detajet e protestës (që do të mbahet në fundjave) nga ku po dalin edhe mesazhet e para që do të përcillen.

Burime për Mapo.al thanë se protesta e afërme nuk do të ketë në fokus vetëm debatin për vëllain e Fatmir Xhafajt dhe akuzat për lidhje të tij më trafikun e drogës por edhe Saimir Tahirin.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nuk mund të sakrifikojmë Shqipërinë dhe të ardhmen për vëllezërit Xhafaj dhe Habilaj…”,- do të jetë një nga thirrjet e PD-së të shtunën.

Demokratët kërkojnë bashkimin e shqiptarëve për “luftë kundër krimit dhe drogës”.

Ata janë kujdesur që të theksojnë edhe faktin se janë për integrimin e Shqipërisë, duke lëshuar një nga parrullat: “Për një Shqipëri Evropiane”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndani këtë artikull