Ad imageAd image

Protestës së opozitës i bashkohet ‘Çamëria’: Kjo diktaturë është tallur vazhdimisht me çështjen çame

1 min lexim

Sapo ka filluar protesta e gjashtë kombëtare e opozitës dhe përveç qytetarëve nga e gjithë vendi, i janë bashkuar edhe protestues nga komuniteti çam.

Sipas asaj që raporton ish-deputeti Dashamir Tahiri, rreth 630 persona, nën drejtimin e kryetarit të shoqatës Çamëria, janë pjesëmarrës sot në protestën para Kryeministrisë.‘Miq dhe dashamirës!

Sot Drejt Tiranës janë nisur 630 veta të komunitetit çam nën drejtimin e kryetarit të Shoqatës “Çamëria” Idriz Rushiti.Arsyeja e këtij angazhimi dhe një numër kaq i madh i çamëve në këtë protestë ,është rrëzimi i kësaj diktature që është tallur vazhdimisht me çështjen çame’, shkruan Tahiri në ‘Facebook’.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull