Ad imageAd image

Pse refuzon tu përgjigjet pyetjeve të opozitës Arta Marku?

1 min lexim

Arta Marku është përballë pyetjeve deputetëve të opozitës dhe nuk arrin dot t’i japë përgjigje asnjë prej tyre. Vetëm i shmanget çështjeve me togfjalëshin “Nuk kam dijeni”.

Pyetja e parë që shmangu Marku ishte pikërisht ajo që lidhet me largimin e prokurorëve që po hetonin çështje të nxehta për ministra dhe deputetë socialist, pyetje të cilën ia drejtori numri dy i PD, Edi Paloka. ‘Nuk më lejon ligji të ndërhyj. Nuk kam dijeni për këtë gjë’.

Me kaq është mjaftuar kryeprokurorja për ti dhënë përgjigje shqetësimit të opozitës. Po kështu e pakët në fjalë ishte edhe për rastin e emërimeve dhe largimeve nga organi I akuzës së prokurorëve që sipas opozitës janë në shkelje të Kushtetutës pasi ajo nuk ka tagrin ligjore të bëjë veprime të tilla.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edhe më shkurt refuzoi të përgjigjej kryeprokurorja lidhur me rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Paloka e pyeti direkt Markun: A e keni marrë Ramën për ta pyetur për ekspertizën e deklaruar prej tij? Përgjigja që mori ishte po aq boshes a e para.

‘Nuk kam tagër të di për çështjen’.

Ndani këtë artikull