Ad imageAd image

PSE S’FUNKSIONON ZËDHËNJA BALLUKU

2 min lexim

Nga Ylli Dylgjeri

Skandali dhe abuzimi i zëvëndëskryeministres Balluku është deri më tash nga më 

madhorët që njeh historiku i Ministrisë e Infrastuktrures dhe Energjitikës. Eshtë më i madh në historinë e Qeverive shqiptare. Eshtë më i madhi i së majtës shqiptare. Eshtë më i madhi në 33 vite demokraci. Eshtë më i madhi në vlerë monetare…Eshtë më i madhi edhe në Rajon.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shohim vetëm një “sulkuqe” që hyn e del si e pickuar në SPAK pa shpjegime, dhe Kryeministrin që shpërthen me deklarata kunder gjygjsorit.

Shohim vetëm një zëdhënës që i mban çadrën e shiut Zëvëndëskryeminstres. 

Shohim bodiguardë që i hapin dhe mbyllin derën asaj.

Po nuk shohim kërkënd që të hapë e mbyllë gojën për hiper skandalin e shekullit.

 

Ajo që dallon në tëre këtë skenë krimi është blackouti informativ i strukturës administrative që paguhet për këto punë. 

Nuk bzan njeri. 

Nuk ka informacion nga zëdhënësi i Ministrisë, nga Sekretari i Përgjithshëm, nga Drejtorët e Përgjithshëm nga askush që e ka detyrë funksionale të flasë e të sqarojë taksapaguesit shqiptar se çpo ndodh me lekët e tyre? 

I vetmi burim që nxjerr lajme të hapura apo klandestinë është SPAK me tekset e përgjimeve.

Të tjerët janë gazetarët investigativ që rrinë me orë para SPAK për të kapur ndonjë lajm, apo analistët e banaqeve që tjerrin fjalë. 

Ky është terri informativ.

Ky është statusi i Nëpunësit Civil.

Kjo është shkolla që po u mësojmë brezave administrativ.

Kjo është administrata publike që ka hapur negociatat për në BE.

Kjo është trasparenca që na ofroi Rilindja e vdekur. Sepse hapësira mediatike e Rames është kthyer sot në parodi groteske të modelit të kohës komuniste.

Ndani këtë artikull