Ad imageAd image

“Puna e natës, gazi i ditës!.. .por ca gjëra, je i detyruar t’i bësh”

1 min lexim

Nga Avni Delvina.

Natën është shumë e vështirë të lyesh dhe aq më tepër një shkallë ku ka shumë fraktura e krijohen shumë hije.

Bojën duhet ta japësh të trashë që të mbuloj mirë dhe ruli nuk rrëshqet siç duhet. Spostimet e shkallës së bojaxhiut duhet t’i bësh në qetësi e pa zhurmë, që mos të zgjosh banorët…

- reklamë -
Ad imageAd image

Kur je dhe pa eksperiencë, bëhesh shumë pis dhe ciklat e bojës që lëshon ruli, të bëjnë pis. E mira është që mureve t’u japësh dy duar që të zbardhen siç duhet, por koha nuk premton dhe mëngjesi është pranë.

Para se të fillosh të shtrosh rulin mbi mure, e mira është që qoshet t’i bësh me një penel të gjërë rreth katër gisht.

Të duhet një leckë e lagur, që pikat e bojës që bien mos t’i lësh të thahen se mezi hiqen. Megjithatë bojërat e sotme janë komode dhe megjithëse mund të bëhesh pis, mjafton një dush me ujë të ngrohtë dhe gjithçka pastrohet…

Në një farë mënyre, siç thotë populli : Puna e natës, gazi i ditës!.. .por ca gjëra, je i detyruar t’i bësh!

Ndani këtë artikull