Ad imageAd image

‘Punësimi në arsim’/ Berisha: Diskriminuese! 3 muaj në provë për të zbuluar bindjet politke

2 min lexim

 

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me praktikat e punësit në arsim, ku sipas nismës së fundit të qeverisë, për të filluar punë si mësues duhet të kalosh një periudhë tre mujore para se të marësh emërimin.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

‘Praktika diskriminuese për mësuesit dhe shkatërruese për arsimin. Kur plotësojnë të gjitha kushtet e shpallura, i lënë 3 muaj në provë për të mbledhur të dhëna për bindjet e tyre politike’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Praktika diskriminuese për mësuesit dhe shkatërruese për arsimin.
Kur plotësojnë të gjitha kushtet e shpallura, i lënë 3 muaj në provë për të mbledhur të dhëna për bindjet e tyre politike.
Lexoni mesazhin e mësuesit dixhital. #sb
– – – – –
Pershendetje , uroj me te mirat per ju dhe familjen tuaj. Jemi Shume te shqetesuar rreth punesimit ne arsim , mire qe na cojne si dele ne portal dhe provime fiktive, por tani duhet te jemi e me prove nga 3 muaj para se te na punesojne . Na rrofte shkolla , masteri , licenca, trajnimet , kualifikimi Etj sepse do ngelemi duke u dergjur ne prove gjithe jeten. Perfundimisht ky eshte fundi ! Skam degjuar askend ta ngrej kete shqetesim prandaj ju shkruajta , duke marre ne konsiderate qe jeni ze i lire mendova tju shkruaj. Uroj mos ma kete lexuar patronazhistja kete sms se as me kontrate Nuk do me cojne ne pune . Respekte

Ndani këtë artikull