Ad imageAd image

U hoqën nga puna, 8 punonjësit e pastrimit në Kuçovë kërcënojnë se do hidhen nga një kullë…

1 min lexim

Tetë punonjës të firmës së pastrimit të qytetit të Kuçovës kanë hipur mesditën e sotme në majë të kullës së ish-Milvës, ku kanë kërcënuar për 2 orë rresht se do të hidheshin nëse nuk do të riktheheshin në pun

8 punëtorët e firmës së pastrimit: Luiza Halili, Aziz Isufaj, Donika Bregaj, Shkëlqim Kasëmi, Agron Xhafa, Zoica Prifti, Kristaq Bano dhe Elona Bregaj u hoqën dje nga puna pa asnjë lloj justifikimi dhe kjo ka qenë arsyeja që ata hipën sot në majë të kullës. Ndërkohë që njëra prej tyre, Elona Bregaj e ka ndërmarrë edhe më parë këtë akt duke hipur në kullën e TEC-it në Kuçovë, pasi ishte hequr nga e njëjta punë.

Ata kanë deklaruar se këtë akt e ndërmorën pasi ishin hequr nga puna pa të drejtë dhe nuk mund të ushqejnë dot familjet e tyre. Ata kanë deklaruar se në qoftë se nuk do të rimerren në punë, do të tentojnë sërish vetëvrasjen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas negociatave të shumta të policisë dhe përfaqësuesve të firmës së pastrimit të qytetit, ata kanë zbritur që lart dhe janë nisur drejt punës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull