Ad imageAd image

Qeveria i bllokon pagat/ Deputetët demokratë kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë

2 min lexim

Deputetë dhe ish-deputetë të opozitës dhe pse bojkotuan parlamentin me vullnetin e tyre në periudhat qershor 2014 Janar 2015 dhe shkurt 2017 qershor 2017 kërkojnë pagat e tyre në gjykatë.

Ndër politikanët që kanë trokitur në Gjykatën Administrative janë ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben ristani, ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj e Kastriot Islami.

Këta nuk janë të vetmit pasi të njëjtën padi për përfitimin e pagës dhe të drejtave që u lind nga statusi i deputetit kanë depozituar dhe Irma Kopliku, Arbiola Halimi, Roland Keta, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, Eleni Qirici, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Bedri Hoxha.

- reklamë -
Ad imageAd image

 Më herët dëmshpërblim page në gjyq ka fituar kreu i grupit aktual të PD, deputeti Edmond Spaho, ku gjyqtari Emiljano Ruli me vendimin e datës 20.09.2017 i pranoi padinë.

 Por përse iu ndalua paga deputetëve dhe ata i janë drejtuar Gjykatës?

 Sipas padive të siguruara nga Report Tv gjithçka lidhet me vendimin politik të opozitës për të bojkotuar parlamentin në periudhën Korrik-Dhjetor 2014 pas përplasjes së deputetit Gent Strazimiri me deputetin Arben Ndoka si dhe për bojkotin e dytë në periudhën Shkurt 2017 –Maj 2017 bojkot i lidhur me përplasjet politike për reformën zgjedhore, kërkesat për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës si Kryeministër të cilat kulmuan me ngritjen e çadrës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndani këtë artikull