Ad imageAd image

“Qeveria po instalon ekonomi klienteliste, kokë e këmbë në shërbim të oligarkëve”

2 min lexim

Qeveria është totalisht e kapur dhe në shërbim të oligarkisë dhe nuk ka asnjë sensibilitet për të varfrit. Ka qenë ky mesazhi i deputetit të Lëvizjes  Socialiste për Integrim, Edmond Panariti.

Në një komunikim me mediat nga Selia e LSI-së, ish-ministri i Bujqësisë, tha se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit.

“Bujqësia po përgatitet të financohet nga skema që nxjerrin jashtë loje femerët e vegjël e të mesëm, bujqit dhe blegtorët e varfër, të cilët kanë nevojë urgjente për mbështetje financiare. Fondet favorizojnë vetëm të mëdhenjtë dhe të fuqishmit dhe mesazhi që jepet është i qartë: të mëdhenjtë të gëlltisin të vegjëlit. Ky konsiderohet edhe si qëndrimi i qartë i Qeverisë”, deklaroi deputeti i LSI-së.

- reklamë -
Ad imageAd image

Panariti tha se LSI ka një propozim në lidhje më këtë ccështje.  “Fondet e mbështetjes financiare për fermerët, blegtorët dhe bujqit të shkojnë si mbështetje direkte për ta, ndërsa sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështet me kredi të favorshme, se për këtë qëllim Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me BERZH”, vijoi ai. Vetëm kështu sipas z. Panariti ndalet braktisja e fshatit dhe e tokave bujqësore, projekt që qeveria po e zbaton me përpikmëri.

Ndani këtë artikull