Ad imageAd image

Qytetarët e Tiranës ngrihen në protestë kundër Ramës pas deklaratave për Kosovën

1 min lexim
Qindra qytetarë janë mbledhur përballë kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës.

 

Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë.
 
Një prej qytetarëve, i pranishëm në protestë tha se kryeministri Edi Rama duhet të dalë hapur dhe të thotë është më vëllezërit tanë kosovarë apo me serbët.
 
 

Protestuesit kanë valëvitur flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së.

Ndani këtë artikull