Ad imageAd image

Qytetarët sfidojnë të nxehtin për të protestuar kundër Veliajt, të enjten tjetër sërish në shesh

1 min lexim
 

Për 21 javë rresht, qytetarët kanë sfiduar të nxehtin saharian për të protestuar përpara Bashkisë së Tiranës.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt pas skandaleve të shumta korruptive.

Edhe këtë të enjte, qytetarët nuk u ndalën dhe deklaruan se do të vazhdojnë deri në arritjen e objektivit.

Protesta e radhës do jetë të enjten tjetër në orën 11:00.

Organizatorët thanë se për opozitën nuk do ketë pushime.

Ndërkohë mbarë vendi është përfshirë në një valë protestash në këtë kohë të nxehtë.

Ndani këtë artikull