Ad imageAd image

Radio Gjermane:Kodi kontrovers, bllokohen aleancat, synohet dobësimi i opozitës

1 min lexim

 

Radio publike gjermane, Deutschlandfunk, raporton se në Shqipëri është miratuar një kod zgjedhor kontrovers. Në raportim theksohet se qëllimi i kodit është bllokimi i aleancave dhe dobësimi i opozitës.

“Në Shqipëria, parlamenti miratoi një reformë të diskutueshme të ligjit zgjedhor.
Në zgjedhjet parlamentare, partitë nuk do jenë më në gjendje që të krijojnë aleanca.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas njoftimeve të medias, kjo do të zvogëlojë më tej shanset e partive të opoziëts kundër Partisë Socialiste në pushtet.

 

Partia e kryeministrit Rama e ka qeverisur Shqipërinë me një shumicë absolute që prej vitit 2017.

Opozita akuzon socialistët për korrupsion dhe mashtrim elektoral dhe ka bojkotuar parlamentin.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do mbahen në prill të vitit që vjen”, raporton Deutschlandfunk.

Ndani këtë artikull