Ad imageAd image

Rama: Arsyet e serbëve mund të jenë të drejta, rruga e gabuar

1 min lexim
 

Me disa mesazhe në Twitter, me një gjuhë të dobët diplomatike dhe me një ton të ulët ndaj mikut të tij, Aleksandër Vuçiç, Edi Rama i ka bërë thirrje këtij të fundit që të qetësojë serbët në veriun e Kosovës.Rama shkruan se dënon po ashtu sulmet mbi EULEX-in dhe policisë së Kosovës ndërsa shton se rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës bie ndesh me ligjin dhe frymën e dialogut që duhet të ekzistojë mes dy vendeve.

Për kreun e qeverisë shqiptare, shtyrjen e votimeve në Veri, kryeministri e cilëson si një ‘sinjal kuptimplotë’ që, sipas Ramës, autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë përgjegjësie dhe të mos lejohet përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës.

Ndani këtë artikull