Ad imageAd image

Rama: E kam adhuruar gjithnjë Erdoganin

2 min lexim

kryeministri Edi Rama ka folur  për marrëdhëniet e tij ‘speciale’ me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.Në një intervistë të gjatë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu Agency”, Për herë të parë Rama zbulon se e ka pasur idhull Erdoganin më herët se ai të marrë me dorë të hekurt frenat e shtetit turk.

 ‘Në politikë nuk ngelet gjë pa u komentuar dhe nëse merresh me politikë duhet të jesh i përgatitur që të gjendesh edhe përballë komentesh apo akuzash të cilat bazohen tek axhendet e atyre që komentojnë dhe akuzojnë, dhe jo te e vërteta.

Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’. 

Ndani këtë artikull