Ad imageAd image

Rama ka urrejtje dhe frikë nga opozita

1 min lexim

Sjellja e sotme e policisë, dhuna dhe terrori ndaj disa qytetarëve të thjeshtë të cilët protestojnë për të shpëtuar shtëpitë e tyre tregon se kjo mazhorancë e ka mbushur kupën. Armiqësia e saj me shqiptarët ka arritur pikun e vlimit.

Por sot ka ndodhur një rast i paprecedentë. Është shoqëruar nga policia një ish-deputet, një eksponent i lartë i Partisë Demokratike dhe opozitës. Klevis Balliu, i cili ishtë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, është marrë me dhunë nga policia dhe forcat e FNSH-së.

Rama me këto veprime ekstreme, prej një diktatori të vërtetë po tregon se ka frikë dhe urrejtje ndaj opozitës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai po tenton të instalojë një sistem në këtë vend, ashtu siç e ka në ëndrrat e tij, pa opozitë fare. Rasti i sotëm i Unazës së Re e tregon qartë këtë.

Por shqiptarët nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Konfrontimi i popullit me këtë kriminel në krye të vendit ka nisur dhe fundi i bandës në pushtet është shumë afër.

Ndani këtë artikull