Ad imageAd image

Rama kujdeset edhe për spektaklin gjatë arrestimit të Ilir Metës: Policë me maska e të dhunshëm përdorin forcë për…

1 min lexim
 

Pasi ka udhëruar Dumanin të arrestojë Ilir Metën, Rama kujdeset edhe për anën e spektaklit.

Një video e siguruar nga Syri TV duken forca të shumta policie me maska, disa mbajnë dyert e makinave hapur, disa dalin në dritare të armatosur gjatë momentit të arrestimit dhe shoqërimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Banditët e SPAK tërheqin zvarrë në mes të rrugës ish-presidentin e Republikës sikur të ishte një kriminel i rëndomtë. 

Kujtojmë se sot struktura politike e pushtetit në drejtësi, e drejtuar nga Altin Dumani, ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit të republikës, ish-kryeministër e kryetar parlamenti, aktualisht kryetar i focës së dytë opozitare, Ilir Meta.

Ndani këtë artikull