Ad imageAd image

Rama në panik nga protesta e tregtarëve/ Policia nuk lejon mediat të filmojnë: Kam urdhër, dil jashtë!

1 min lexim

Protesta e biznesit të vogël në tregun e Medresesë në Tiranë është shoqëruar me incidente. Policia bashkiake dhe ajo private ka ndërhyrë dhe ka ndërprerë raportimin e gazetarit të Neës 24, ndërsa po raportonte nga tregu i Medresesë.

Policia i ka kërkuar gazetarit që të dalë jashtë bashkë me kameramanin. Ata kanë debatuar para kamerës, ndërsa polici e sqaron duke i thënë se ka urdhër për ta nxjerrë jashtë.

Gazetari: Kam punën time, ti ke tënden, të lutem se jemi live dhe jam në krye të detyrës

- reklamë -
Ad imageAd image

Polici: Kemi urdhër, dil jashtë

Gazetari: Zëre se jam një qytetar, po bëj punën time, mos bëj incidente para kamerës se nuk të leverdis

Polici: As mua, as ty.

Ndërkohë, ka reaguar menjëherë deputeti i PD, Flamur Noka. Ai u ka kërkuat policëve që të lejojnë mediat të bëjnë detyrën. “Askush nuk mund të pengojë mediat të bëjë punën”, u shpreh Noka.

Ndani këtë artikull