Ad imageAd image

Rama nesër në Shkodër, PD nis përgatitjet për ta pritur me protesta

1 min lexim

Vizita e kryeministrit Edi Rama ditën e nesërme në Shkodër do të shoqërohet me protesta.

Partia Demokratike do të organizojë strukturat e saj për të pritur me protesta kryeministrin Rama, protesta këto që do të bëhen kundër vendimit të qeverisë për të përshirë në skemën e TVSH edhe bizneset e vogla. Po ashtu, do të kërkohet edhe lirimi i 11 kuksianëve, të cilët janë arrestuar disa ditë më parë, pasi protestuan kundër vendosjes së tarifës për rrugën e Kombit.

Nga ana tjetër, mësohet se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka urdhëruar që ditën e nesërme të pezullohet mësimi me rastin e vizitës së Ramës në Shkodër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një vendim absurd i Nikollës, çka demonstron edhe një herë se në çfarë deregjeje është katandisur arsimi në vendin tonë. /55News.al/auto_fotot_shkodra1523616441.jpg

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull