Ad imageAd image

Rama për “çunat e Laçit”, reagon ashpër Belind Këlliçi

2 min lexim

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar, menjëherë pas deklaratës së Ramës për “çunat e Laçit”, që e kanë Italinë si shtëpinë e tyre.

Ai ka shkruar se vetëm një i degraduar mendërisht mund ti quajë të gjithë qytetarët e Kurbinit “hajdutë”. Sipas Këlliçit, deklaratat e Ramës në emër të Evropës dhe SHBA-së janë përralla dhe presione të kota.

“Vetëm një njeri i degraduar mendërisht mund te quaje një komunitet te tere si ai i Kurbinit hajdut. Turp për te! Po kur ke vene kryebashkiak një njeri me katër emra, kur ke mbajtur pranë vetes dhe u ke dhënë pushtet trafikanteve te drogës, krimineleve, trafikanteve te femrave e përdhunuesve, normal qe populli te duket o dele, o hajdut.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ben rolin e viktimës teksa u flet qytetareve qe i quajti hajdute dhe nga ana tjetër është duke kryer vjedhjen e radhës se afro 300 milionë eurove me aferën Milot-Balldren.

Koha e ‘Liderit’ global qe flet në emër të Trumpit, 28 drejtuesve të vendeve anëtarë të BE, mes të cilëve Merkel & Macronit ka mbaruar. Përrallat e tij nuk trembin e as stepin me askënd. Me Edi Ramën lulëzon vetëm krimi e korrupsioni. Shqiptaret duan zhvillim dhe integrim”, shkruan Këlliçi.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull