Ad imageAd image

‘Rama po bën një SPAK paralel, si ia rrëzoi Kushtetuesja’

1 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi nismën e kryeministrit Edi Rama për një projektligj anti-KÇK.

Sipas kryedemokratit, kjo është përpjekje për të dubluar reformën në drejtësi dhe institucionet kryesore, SPAK dhe BKH.

 

Basha tha se kjo i ngjan asaj përpjekje që bëri Edi Rama për vënien në krye të SPAK dhe BKH të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Ajo përpjekje u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas Bashës, nuk ka pse shpik ligje Rama sepse Shqipëria ka ligjet më të forta kundër krimit në botë.

Sipas tij, ligji antimafia dhe zbatimi i tij nga qeveria e PD i hapi rrugë Shqipërisë për heqjen e vizave.

Ndani këtë artikull