Ad imageAd image

Rama të informojë për operacionin e pritjes së afganëve, thotë deputeti i PD-së

1 min lexim

 

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu u shpreh në mbështetje të pritjes së shtetasve afganë që rrezikohen nga talebanët, por tha se procedurat duhet të bëhen transparente.

Sipas tij kryeministri Edi Rama po bën vetëm deklarata boshe ndërkohë që duhet të informojë me detaje dhe duhet të diskutojë gjithë hapat e operacionit në mënyrë që të mos dështojë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ish-ministri i Jashtëm tha se Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s, ndërsa theksoi se pozicioni i vendit nuk mund të përdoret në favor të një qeverie që po tenton ta çojë vendit drejt regjimeve të lindjes dhe jo drejt frymës perëndimore.

 

Njësoj si kreu i PD-së Lulzim Basha edhe Shehu deklaroi se shpopullimi i Shqipërisë vjen si pasojë e keqqeverisjes dhe Rama po përdor strategji të tilla për të zëvendësuar ata që largohen

Ndani këtë artikull