Ad imageAd image

Raporti i BERZH, reagon Meta: Kriza ekonomike shumë e thellë.

2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të zi të BERZH në lidhje me situatën ekonomike të Shqipërisë, ku gjatë këtij viti pritet të ketë një rënie prej -9 %, më e madhja në të gjithë rajonin.

Rënia e ekonomisë përveç tërmetit dhe pandemisë vjen dhe për arsye të keqqeverisjes së Edi Ramës.
Sipas presidentit Meta, raporti i BERZH na tregon krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë.
Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:
Paralajmërimet e fundit të BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare për rritjen ekonomike të Shqipërisë, janë jo vetëm shqetësuese në një plan afatshkurtër, por dhe tregojnë krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë.

Ndaj duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik.

- reklamë -
Ad imageAd image

Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Ne duhet të punojmë për të shfrytëzuar kapacitetet potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe atë agro-industrial.

Zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal. ????????

Ndani këtë artikull