Ad imageAd image

Raporti i OSBE/ODIHR/ Basha: Votimet ishin të paligjshme, fakt i pranuar nga të gjithë

1 min lexim

Në konferencën e tij për shtyp nga selia e PD-së, Lulzim Basha komentoi edhe raportin e sotëm të OSBE/ODIHR mbi votimet e së dielës.

Sipas liderit të opozitës, votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.

“Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:

- reklamë -
Ad imageAd image

· 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë

· Votime pa zgjedhje

· Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve

· Mos funksionim gjykatash

· Vendime të gabuara të KQZ-së

· Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.

Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Farsa dështoi. PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori.

Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori”, deklaroi Basha.

Ndani këtë artikull