Ad imageAd image

Reagon sërish gazetari gjerman për Spiropalin dhe Gjylametin:Mos kanë tymosur gjëra të gabuara

2 min lexim

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, doli sot në një deklaratë për shtyp nga selia e partisë, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të opozitës, se ka paguar para, për artikuj në media të huaja. Konkretisht, Gjylameti i referohej një artikulli të Bild, shkruar nga reporteri kryesor i politikës, Peter Tiede.

Gjylameti tha ndër të tjera se “Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë“.

Autori i shkrimit, Peter Tiede, i kontaktuar nga TPZ.al, u shpreh se deklarata e Gjylametit mbështetet në teori konspirative dhe sulme personale dhe se aludimi se ai ka marrë para është thjesht një çmenduri.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ajo sigurisht bën të njëjtin gabim që bëjnë ‘politikanë’ të tillë: ata vendosin vetë që të tjerët e kanë gabim. Shpresoj, për të mirën e saj, që ky të mos jetë rasti dhe që thjesht të ketë tymosur gjëra të gabuara, siç themi ne në Gjermani. Ka shumë nga këto “gjëra të gabuara”. Më vjen keq që zonjës i janë shteruar argumentat që në fjalinë e parë – dhe se i duhet të mbështetet në teori konsipirative dhe sulme personale. Aludimi se unë kam pranuar para, është thjesht një çmenduri”, u shpreh Peter Tiede.

Në shkrimin e prestigjiozes gjermane, thuhej se Shqipëria është shembulli kryesor, i një vendi kaotik në duar gangsterësh. Në shkrim gjithashtu përmendej edhe një bisedë e kryeministrit Rama, në dosjen 184. /TPZ.al/

Ndani këtë artikull