Ad imageAd image

Rënia e e-Albania/ Manjani: Urgjent një tender sekret të kapim ‘kibernetistin’

1 min lexim

 

Faqja e-Albania dhe disa faqe dhe sistemet qeveritare online kanë rënë përkohësisht, për shkak të një sulmi kriminal kibernetik që vjen nga jashtë Shqipërisë.

Kështu thuhet në një njoftim të Agjencisë Kombëtare të Informacionit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në lidhje me mbylljen e përkohshme të sistemeve qeveritare ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Me ton ironizues, Manjani shkruan në Facebook se faqet onloine qeveritare u mbyllën në një kohë që qeveria hapi akademinë e mbjelljeve online, ndërsa thotë se Qeveria tashme do shpallë një tender tjetër sekret për të kapur ‘kibernistin që është jashtë shtetit, por kjo ka kosto’.

Reagimi i plotë

Sulm kibernetik AKSH-it?!

Uau!

Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…!

Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth…😉

***

Ups!

Na ikën dritat.

Hajde shnet se na duhet bateria e celularit

Ndani këtë artikull