Ad imageAd image

‘Rilindja’, pasqyrë ku Shqipëria i sheh dështimet e veta!

3 min lexim

 

Nga Kim Mehmeti

Shqipëria do e zgjedhë presidentin e radhës. Edhe atë ashtu siç mund të ndodh në shtet ku mbi të gjitha idealet, qëndron ideali i ‘xhepit’. Dhe ku zgjedhjet në përgjithësi, janë cirk qesharak, ku fëmijët mund të shohin se ku mund të të ngjitë libreza partiake, nuk mund të të çojnë aftësitë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pra në Shqipëri do zgjidhet presidenti, i cili do jetë pasqyrë ku kryeministri do e sheh edhe një triumf të vetin, e ku mëmëdheut do i pasqyrohen të gjithë dështimet e saj të deritanishme.

Dështime që mund t’i ndodhnin një vendi ku shumëçka të duket e veçantë, si e shkëputur nga realiteti dhe ku, edhe kur dëgjojnë se lehë e hanë mish, banorët e atyshëm nuk e besojnë se është qen, por presin këtë t’ua thotë ndonjë kryetar partie.

 

Dhe tani, kur të gjithë merren me parashikimet se cili do jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, është e çuditshme si askujt nuk i kujtohet ta propozojë zgjidhjen më të mirë për vendin: që Piktori me brekushe të jetë Kryeministër, e ai me qafore, President.

Po pra, Shqipëria do e zgjedh presidentin e radhës si çdoherë deri tani: duke u mbytur në zhurmën mediatike, që nuk ka për qëllim ta mbulojë e mbrojë vetëm lojën e punëdhënësve të vet – të pushtetarëve, por edhe ta varros dinjitetin dhe vetëbesimin kolektiv të popullit.

Gjë e cila në masë të madhe është arritur edhe atë, jo pse ‘zhurmaxhinjt’ mediatik i dallon mençuria e madhe, por pse ne të tjerët iu dorëzuam pritjes që të ndodh ‘përmbytja’ e madhe, e cila do i nxjerr në sipërfaqe të gjitha pisllëqet politike të ‘Shqipërive’ tona, e që pastaj, kur ‘uji’ të tërhiqet, ne të marrim pjesën tonë të fitores.

Pra çkado që të themi, Shqipëria do e zgjedh presidentin që e pëlqen Kryeministri, sepse ajo prej moti ka harruar si e pëlqen vetveten. Siç harruam shumica prej nesh se mëmëdheu doli nga mjegulla e përhimët ideologjike, që nuk lejonte atë ta shihnin të tjerët dhe, u fut në retë shumëngjyrëshe ‘hajdutokrate’, që nuk e lejojnë atë ta sheh vetveten

Ndani këtë artikull