Ad imageAd image

Rilindja përgadit vjedhjen e zgjedhjeve, urdhëron dublimin e kryepleqëve

1 min lexim

Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh të një qytetari i cili denoncon administratën e bashkisë Rrogozhinë për dublim të kryepleqeve të fshatit. Sipas denoncuesit kjo  është një menyrë e tyre për të siguruar sa më shumë vota me urdhër nga lartë fare.

Ja postimi i plotë:

Degjoni si pregatit vjedhjen e zgjedhjeve Edvin Kristaq Mafia! Urdheron dublimin e kryepleqve!

- reklamë -
Ad imageAd image

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!

Bëmat e uzurpuesve të bashkisë Rrogozhinë nuk kanë të sosur. Nuk u mjaftoi fryrja e administratës e as të punësuarit nga rrethe të tjera por tani po aplikojnë mënyrën e vjedhjes së taksave të qytetarëve të padëgjuar ndonjehëre më parë.

Menyra e tyre për të siguruar sa më shumë vota me urdhër nga lartë fare është dublimi i kryepleqve të fshatit. Sot fshatra të bashkisë Rrogozhinë kanë nga dy kryepleq. Presim shpikjet e rradhës sepse frika qe po i vjen fundi ka bere qe të shpalosin gjithë talentin e tyre në shpikje vendesh pune.

Ndani këtë artikull