Ad imageAd image

Ristani tregon dosjet që PD ka për të tjerë ministra: Lidhen me drogën dhe vjedhjet e pasurive publike

1 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm dhe Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur sot për dosjet që PD ka për ministrat e tjerë të qeverisë Rama.

Ai tregoi se dosjet e tjera që ka PD lidhen me çështje droge dhe vjedhje të pasurisë publike

I ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, Ristani tha se janë duke u verifikuar të dhënat teksa tregoi se materialet kanë të bëjë me çështje droge dhe me vjedhje të pasurisë publike.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Informacionet vijnë për ditë, vijnë qoftë nga investimet gazetareske, qoftë nga institucionet. Janë duke u verifikuar disa të dhëna të tjera të cilat implikojnë edhe ministrat të tjerë.

Lidhen dhe me çështje droge dhe me vjedhje të pasurisë së publike”, deklaroi Ristani.

Ndani këtë artikull