Ad imageAd image

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Elbasan, qytetari godet këshilltarin socialist

1 min lexim
 

Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak Elbasan.

Në videon e publikuar nga BW, një qytetar i cili po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë. 

 

Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit.

Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.

Ndani këtë artikull