Ad imageAd image

Rrjeti tallet me gazetarin: Meta ka porositur vrasjen e John Kennedy!

2 min lexim

 

Një deklaratë e gazetarit të kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka ndezur rrjetin.

Mbrëmjen e të enjtes gazetari tha se kishte dëgjuar që i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani të ketë thënë para SPAK se presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e një personi.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Menjëherë pas kësaj deklarate reagimet në rrjet kanë qenë nga më të ndryshmet.

 

Me jo pak ironi, spikat një postim i analistit Hysni Gurra i cili shkruan se Meta ka porositur vrasjen e ish-presidentit të SHBA, John Kennedy, bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit.

 

Image

Me nota tallëse ka reaguar edhe avokati i njohur Genc Gjokutaj i cili shkruan se sa herë që Rama është në hall, Ilir Meta porosit nga një vrasje.

“Po i therras kujteses dhe me rezulton se sa here qe Edi Rama ka nje hall Ilir Meta porosit nga nje vrasje! Dhe ky rezultat me perforcohet kur e thote Artan Hoxha “e verteta“ absolute ne studion e Fevziut ku nuk eshte genjyer asnjehere!”

Image

Aktivistja Adriana Kalaja shkruan se deklarata e Artan Hoxhës është me porosi të Edi Ramës, për të shmangur vëmendjen nga kriza e çmimeve.

“Minjtë e pusetave e ndjejnë tërmetin. Nafta 2 500 lekë dhe këta hedhin shashka në treg. Njëri thotë Meta ka porosit këtë vrasje e tjetri thotë Berisha këtë. I njëjti lajms. Toma di ta hapi qesen. Sidomos me palogazetarët. Me ata që shesin edhe dëshmitarët. Pavarësisht se bie brënda për kallëzim të rremë. Di gjë Edvin Rama kush e ka porosit vrasjen e John Lennon? Sa i parashikueshën je bërë o RamZI. Të paktën Kristaqi kur porosiste vrasje, vinte firmën”, shkruan Kalaja

Ndani këtë artikull