Ad imageAd image

Rroftë reforma, poshtë drejtësia

3 min lexim

Nga Sali Berisha

Dje, në emër të Vetingut, dy gjykatës të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca dhe Admir Thanxa u nxorën jashtë sistemit të drejtësisë.

Duke mbështetur në çdo rast zbatimin e ligjit, natyrisht kurrë me dy dhe tre standarte, këtu nuk do të merrem me analizën e procesit të Vetingut, që ka degraduar publikisht në një proces që zhvillohet në tërësi me ndonjë përjashtim rastësor, me listë dhe si hakmarrje primtive dhe gjueti shtrigash e në shenjën e urrejtjes të Edvin Kristaq Urrejtjes, ndaj origjinës nga veriu apo asaj klasore të vetuarve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nuk do të ndalem këtu as dhe në peshën që rëndojnë mbi këtë proces, shumat marramendëse të parave të krimit të Aldo Bareve mbi vetoret e Edvinit për vendimet e tyre, etj…

Por, do të theksoj këtu, se me vendimet e djeshme, krye krye kreu Edvin Kristaq Rama, i dha goditjen e mëshirës dhe “de facto” asgjesoi apo paralizoi edhe Gjykatën e Lartë të vendit, dhe së bashku me të, asgjesoi edhe sistemin universal tre shkallë kushtetues të drejtësisë në Shqipëri dhe Kushtetutën e vendit e shndërroi në një letër pa vlerë.

Pra, për të gjithë ata shqiptarë, që i thonë Kushtetutës së vendit, Kushtetutë dhe sistemit të drejtësisë, sistem drejtesie, në Shqipëri pushteti gjyqesor i ndertuar sipas Kushtetutës, si në çdo vend të lirë të botës në tre shkallë, ka rënë dhe Kushtetuta ka vdekur.

Sot narkorepublika orwelliane e Shqipërisë është i vetmi vend i planetit me sistem drejtësie me dy shkallë, pra pa shkallë të tretë. Pas paralizës së plotë të Gjykatës së Lartë, me vendimin e djeshëm të vetoreve të Edivinit dhe pas grushtit të shtetit brenda shtetit dhe asgjesimit po me vetoret e Edvinit, të Gjykatës Kushtetuese dhe shndërrimit të saj në një kadaver kushtetuese, të gjitha fuqitë e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese janë transferuar “de facto” në zyrat e krye krye kreut Edvin Kristaq Rama.

Me këto akte, që përmbysën Kushtetutën dhe vet rendin kushtetues të vendit, reforma e drejtësisë e realizoi qëllimin e saj sorosjan, shndërrimin e drejtësisë në Shqipëri në degë të ekzekutivit të Edvin Kristaq Rames. Ndaj dhe sot kriminelët e mbarë Shqipërisë, vrasësit, plaçkitësit, përdhunuesit, trafikantët, narkopolicët, narkodrejtorët, narkoçakejtë e narkoqeverisë, narkoministrat me në krye krye kreun Edvinin, brohorasin me eufori të papërmbajtur “Rroftë reforma, poshtë drejtësia”!

Ndani këtë artikull