Ad imageAd image

Sali Berisha për New York Post/ Ish-prokurorët komunistë, drejtues të institucioneve të drejtësisë

2 min lexim

 

New York Post, ka publikuar sot një shkrim kushtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, lidhjeve të tij me George Soros dhe vendimin për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha, si dhe për reformën në drejtësi në vendin tonë.

Duke folur për gazetën e madhe amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Soros dhe Edi Rama me anë të reformës, kanë kapur drejtësinë në Shqipëri.

- reklamë -
Ad imageAd image

Berisha tregon për gazetaren amerikane se nuk ka pasur asnjë problem me Sorosin, por ky i fundit kërkonte që të instalonte një sistem monastik të shoqërisë civile dhe këtu nisën përplasjet.

 

Po ashtu Berisha shprehet se ish-prokurorë të sistemit të diktaturës komuniste, sot janë drejtues të institucioneve të drejtësisë.

“Unë kurrë nuk kam pasur një problem personal me George Soros. Së pari ai e ndihmoi Shqipërinë që të kishte shoqëri civile dhe unë e falënderova për këtë, por në një kohë të shkurtër u bë e qartë se ai po krijonte një model monastik të shoqërisë civile.

Grupi Soros diktoi gjithçka. Pra, tani kemi një sistem drejtësie, të kontrolluar totalisht nga qeveria. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në kundërshtim me ligjet kushtetuese, për momentin janë ish-prokurorë komunistë”, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha për Neë York Post.

Ndani këtë artikull