Ad imageAd image

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, zbardhet axhenda: Lufta ruse në Ukrainë do jetë çështja kryesore

1 min lexim

 

Këshilli i Bashkimit Europian ka zbardhur detaje nga axhenda e samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor.

Ky samit, i pari i këtij lloji, do mbahet në Tiranë dhe në fokus do të jetë më së shumti agresioni rus në Ukrainë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në një rajon me perspektiv të qartë të BE-së.

Temat kryesore të diskutimit do jenë:

-Trajtimi së bashku i pasojave të agresionit rus ndaj Ukrainës.

-Intensifikimi i angazhimit politik.

-Përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja.

-Adresimi i sfidave të paraqitura nga emigracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”.

Në samit do të diskutohet edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregjet e brendshme të BE, trajtimi i efekteve negative në energji dhe sigurinë ushqimore nga lufta ruse në Ukrainë, etj.

Në fund të samitit pritet një deklaratë e përbashkët.

Ndani këtë artikull